<< Viti 2016 Viti 2018 << Viti 2019 <<
Në datën 18 Dhjetor 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, dekretoi Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë zhvilloi ditën e premte, datë 2 qershor 2017, ora 16:00, Kampionatin e Minifutbollit dhe të Volejbollit midis skuadrave përfaqësuese të Departamenteve të Fakultetit.
Mes studentesh dhe pedagogësh u diskutua me të ftuarin Z. Artan Shabani, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, disa çështje të lidhura me rolin e artit figurativ në shoqërinë tonë dhe mënyrën sesi Galeria Kombëtare e Arteve sheh të përfshijë në aktivitetet e saj shoqërinë dhe të rinjtë në tërësi.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë gjatë aktivitetit me maturantët që duan të vazhdojnë studimet pranë këtij Fakulteti.
Nga Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore gjatë germimeve arkeologjike në praktikën mësimore në Kepin e Palit.
Grupi i studentëve të Departamentit të Gjeografisë në ekspedite tek Shpella e Zezë në Pellumbas për të parë në terren karstologjinë, speleologjinë, dhe paleogjeografinë.
Në një takim me Studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë në Tiranë, kreu i këtij autoriteti Gentiana Sula tha se puna sapo ka nisur ndërsa u zotua se të gjitha dosjet do të lexohen ashtu si duhet. Autoriteti për informim për dokumentet e ish-Sigurimit do të zbardhë rreth 3 milion faqe shkresa të dosjeve të arkivuara për llogari të ish sigurimit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu ishte ditën e mërkurë, më 25 Janar 2017, i ftuari i parë në serinë e bisedave të Forumit të Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë ku diskutoi Administratën e re të Shteteve të Bashkuara dhe Politikën e saj të Jashtme. Në fjalën e tij, Ambasadori vuri në dukje se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.” Ambasadori Lu mbajti një fjalim dhe iu përgjigj një shumëllojshmërie pyetjesh nga pjesëmarrësit në lidhje me Presidentin Donald Trump dhe si mund të ndikojnë platformat e tij të shprehura politike në marrdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë. Gjithashtu Ambassadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se Sh.B.A. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës. Ambasadori theksoi gjithashtu se shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.”
Projekti i sistemimit të ambienteve të jashtme të Fakultetit