FHF – Ligjëratë me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik”

Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u mbajt sot ligjërata me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik” nga dr. Wiebke Loosen (Instituti për Kërkimin në Media “Hans Bredow”, Hamburg). Ky takim u moderua nga prof. dr. Artan Fuga. Pjesë e panelit të diskutimit ishin Kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) z. Gentian Sala si edhe eksperti i medias z. Lutfi Dervishi, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Dekani i Fakultetit prof.dr. Sabri Laçi.

Dr. Wiebke Loosen  theksoi funksionin integrues të medias, ku nga njëra anë ka për detyrë të mbledhë dhe të shpërndajë temat e nga ana tjetër i duhet të mundësojë pluralizmin e mendimeve në një mjedis, ku flukset janë të pakufishme;

Media dhe gazetaria – theksoi dr. Wiebke Loosen zhvillohen varësisht kushteve, ku ato operojnë. Një sistem mediatik kushtëzohet nga politikat e vendit ku ndodhet dhe nga kushtet sociale, kulturore të popullsisë së atij vendi. Pra, media gjermane – vijoi ajo, operon varësisht kushteve të Gjermanisë dhe nuk mund të implementohet njësoj sin ë Shqipëri.

Një pikë tjetër e rëndësishme ku dr. Loosen u ndal ishte edhe trajtimi i tendencave të qeverive për të futur në dorë mediat. Ajo përmendi rastin e blerjes së grupit “Dogan” nga njerëz të afërt të Erdoganit, apo edhe rasti i Wechat në Kinë, ku shteti është në dijeni të çdo komunikimi.

Në fund dr. Loosen u ndal te gazetaria investigative, e cila është e vështirë për t`u zhvilluar në kushtet ku operojmë. Gazetaria e sotme është ajo e deklamimit dhe përcjelljes ashtu siç janë të njoftimeve dhe deklaratave për media.

IMG-20180410-WA0004
« 1 of 5 »
Shpërnda lajmin: