Universiteti i Tiranës organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi në stadiumin “Air Albania”


👩🏻‍🎓👨🏻‍🎓Të dashur studentë, të diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin akademik 2021-2022!

📌Për të festuar përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për herë të parë Universiteti i Tiranës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UT.
ℹ️Ceremonia do të zhvillohet në datën 6 Qershor 2023, ora 19.00, në stadiumin “Air Albania”.
👉Veshjen e ceremonialit do ta sigurojë Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe ju do të njoftoheni për vendin dhe kohën kur duhet ta tërhiqni dhe ta dorëzoni.
👉Studentët e diplomuar në FHF do të kenë platenë e tyre të uljes në stadium. Për vendin dhe kohën e paraqitjes në stadium, informacionin do ta merrni disa ditë para ceremonisë.

Për lehtësi organizimi, jeni të lutur që të konfirmoni pranë fakulteteve pjesëmarrjen në ceremoni deri në datën 19 Maj 2023.


Për të konfirmuar pjesëmarrjen kliko këtu…


Shpërnda lajmin: