Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore në Paleografi Latine 


Departamenti i Historisë do të zhvillojë Shkollën verore në Palografi LatineShkolla verore do të zhvillohet nga data 18-23 korrik 2022, në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.  Në ditët e sotme shumë arkiva jo vetëm që po digjitalizojnë gjithmonë e më shumë dokumente,  por po i vendosin dokumentet  online, sfida kryesore nuk është më aksesi te dokumentet siç ishte para 20 vjetësh, por aftësia për t’i lexuar, studiuar, komentuar, analizuar e përkthyer këto dokumente, që tashmë janë të aksesueshme. Në këtë shkollë verore synojmë që të përgatisim, trajnojmë e aftësojmë studiuesit dhe studentët e historisë dhe të interesuar të fushave të tjera e jo vetëm si të dinë t’i kërkojnë dhe t’i gjejnë këto dokumente online, por edhe si t’i studiojnë, lexojnë e përkthejnë këto dokumente të vështira për lexuesin normal, për shkak të llojeve të ndryshme të shkrimit, sidomos për shkak të shkurtesave të shumta që përdoreshin rregullisht në mesjetë. Mësimi në këtë shkollë verore do të përqëndrohet në leximin e dokumenteve të ndryshme mesjetare, njohjen e stileve të ndryshme të të shkruarit në mesjetë. Përveç leksioneve në latinisht, studentët pjesëmarrës do kenë mundësi të dëgjojnë leksione nga studiues që kanë përdorur dokumentet në latinisht gjatë punës së tyre kërkimore.  

Aplikimet do të jenë të hapura nga data 08.06.2022-08.07.2022.  

Numri i pjesëmarrësve 25 studentë. Apliko tani…

Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e disa kritereve, por përparësi do të kenë studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë që kanë sadopak njohuri në gjuhën latine. 


Shpërnda lajmin: