Studentë të Arkeologjisë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë në projektin e zbulimeve në termat e qytetit të Belshit


Dhjetë vjet pas, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në FHF ia mbërrin të përmbushë një prej objektivave kyçe të themelimit të tij – formimin e profesionistëve të rinj të fushat e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Në frymë tërësisht kohezive ish-studentë të DATK, që sot punojnë si specialistë në Ministrisë së Kulturës dhe studentë ende të padiplomuar, në Ditët Evropiane të Arkeologjisë u angazhuan në projektin e zbulimeve në termat në qytetin e Belshit. Bashkëpunimi me praktika në Agjensinë e Shërbimit Arkeologjik në Ministrinë e Kulturës, dhe institucionet vendore këto vite ka rezultuar tejet premtues në depërtimin e tyre në tregun e punës.


Shpërnda lajmin: