Rektori UBT-së Hajrizi priti dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të UT-së, prof.dr. Sabri Laçi


12/11/2021 – Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, në Lipjan, dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, prof.dr. Sabri Laçi.

Rektori Hajrizi e njoftoi dekanin Laçi dhe delegacionin nga Universiteti i Tiranës me infrastrukturën, mundësitë, si dhe me potencialin e madh që ofron UBT si institucion i arsimit të lartë i cili mbulon të gjitha fushat e jetës me programe unike universitare dhe me trajnime të licencuara.

Rektori Hajrizi dhe dekani Laçi diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit të Tiranës, si dhe për projekte të tjera të përbashkëta në të ardhmen.


Shpërnda lajmin: