Njoftim për studentët e FHF-së


Të dashur studentë!

Në zbatim të Vendimit Nr.198, Datë 11.11.2021 të Rektorit të UT, “Për shpalljen e periudhës zgjedhore dhe datës së zgjedhjeve, për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës” dhe “Rregullores për zgjedhjet e para të këshillave të studentëve në Universitetin e Tiranës” miratuar me Vendimin nr. 22 dt. 26. 06. 2019 të Senatit Akademik të UT, njoftohen Studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë se mund të aplikojnë për Anëtarë Përfaqësues në KIZS (Neni 7, pika 2 e Rregullores) dhe Anëtar Përfaqësues në KAS (Neni 8, pika 2 e Rregullores), pranë Sekretarisë Mësimore, FHF, deri ditën e hënë, ora 12:00, 09:00-13:00.

Në datë 22.11.2021, në orën 13:00 do të hidhet shorti (sipas Neneve 7 dhe 8 të Rregullores), në Dekanat, pranë zyrës 209.

Suksese!


 

Shpërnda lajmin: