Njoftim në lidhje me përfitimin e bursës për vitin akademik 2018-2019


  1. Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët kanë përfituar bursë, sipas VKM-së Nr. 903 datë 21.12.2016, do të përfitojnë 8,900 lekë për periudhën 16 tetor – dhjetor 2018. Për periudhën  Janar 2019 e deri në përfundim të vitit akademik 2018-2019,  sipas VKM-së Nr. 784 datë 26.12.2018, do të përfitojnë 10,000 lekë.
  2. Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) viti i parë, të cilët janë me notë mesatare vjetore 9 deri në 10, e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (sipas listës së përcjell nga MASR),  sipas VKM-së Nr. 903 datë 21.12.2016 do të përfitojnë  8,900 lekë për periudhën 16 tetor – dhjetor 2018. Për periudhën  Janar 2019 e deri në përfundim të vitit akademik 2018-2019 sipas VKM-së Nr. 784 datë 26.12.2018, do të përfitojnë 10,000 lekë.
  3. Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) viti i dytë dhe i tretë, të cilët janë me notë mesatare vjetore 9 deri në 10, sipas VKM-së Nr. 784 datë 26.12.2018, për periudhën  Janar  2019 e deri në përfundim të vitit akademik  2018-2019 do të përfitojnë 10,000 lekë.
Shpërnda lajmin: