Kriteret e pranimit, kuotat dhe tarifat për studentët në ciklit të dytë të studimeve “Master”


Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2020-2021 do të jenë si vijon:
1. Të kenë dhënë një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit nr 18, dt 13.07.2016, të Senatit Akademik të UT-së.
2. Kanë përparësi:
– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
– Studentët që kanë përfunduar studimet e Ciklit të parë në degë të njëjta të Universiteteve Publike të akredituara.
– Studentët që kanë përfunduar studimet e Ciklit të parë në degë të përafërta të Universitetit të Tiranës.
– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në Universitet me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta.
– Studentë që kanë përfunduar studimet e Ciklit të parë në degë të njëjta apo të përafërta të Universiteteve private të akredituara.
3. Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2020-2021 do të jenë si vijon:
1. Kanë përparësi:
– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
– Studentët që kanë përfunduar studimet e Ciklit të parë në degë njëjta në Universitete Publike dhe Private të akredituara.
– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në Universitet me programe të njëjta ose të përafërta, të akredituara.
2. Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.
Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional në Mësuesi” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2020-2021 do të jenë si vijon:
1. Kanë përparësi:
– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
– Studentët që kanë përfunduar studimet e Ciklit të parë në degë njëjta në Universitete Publike dhe Private të akredituara.
– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në Universitet me programe të njëjta ose të përafërta, të akredituara.
2. Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.


Vendimi i Senatit Akademik nr. 18, datë 06.05.2019 “Mbi miratimin e kuotave të pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2019-2020” kliko këtu…


Vendimi i Senatit Akademik nr. 26, datë 18.07.2019 “Për miratimin e kuotave të pranimit për transferim studimesh, për program të dytë studimi, për shtetasit e huaj, për kategoritë e veçanta me statusin e jetimit, me aftësi të kufizuar dhe ballkano-egjiptianët, si dhe për trojet, për çdo program studimi të ciklit të parë dhe ciklit të dytë,për vitin akademik 2019-2020” kliko këtu…


Vendimi Nr. 32, datë 18.07.2019 “Për miratimin paraprak të tarifave të regjistrimit dhe shkollimit për programet e ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2019-2020” kliko këtu…


 

Shpërnda lajmin: