Konferencë me temë “Rritja e nivelit të detit dhe e drejta ndërkombëtare”

Universiteti i Nantës, Francë, me të cilin Departamenti i Gjeografisë UT ka bashkëpunim dypalësh Erasmus, fton për pjesëmarrje në Konferencën me temë “Rritja e nivelit të detit dhe e drejta ndërkombëtare”. Mund të marrin pjesë pedagogë dhe studentë të interesuar, nga fushat si Gjeografia, Historia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtësia, etj.

Objektivi i konferencës është të bëjë bashkë ekspertë të mjedisit, oqeanografisë, dhe të së drejtës ndërkombëtare për të trajtuar në mënyrë ndërdisiplinore një problem tejet të rëndësishëm mjedisor global sic është ngritja e nivelit të oqeanit botëror si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.

Konferenca mbahet online në 15 qershor 2021. Regjistrimi dhe pjesëmarrja është falas. Klikoni këtu për programin e Konferencës.

Informacionet i gjeni në linkun: https://cdmo.univ-nantes.fr/en/home/news/sea-level-rise-and-international-law

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *