Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, Slloveni


Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
🔸Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
🔸Bachelor;
🔸Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
🔸Bachelor (1 semestër);
🔸Master (1 semestër);
📌Fushat e studimit:
👉Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutemi referohuni linkut:
📌Bursat përfshijnë:
🔸Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
🔸Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:
🔸Kopje e Pasaportës;
🔸Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
🔸Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze), për studentët e nivelit Master duhen dhe lista e notave e nivelit Bachelor;
🔸Kopje e diplomes së nivelit Bachelor (vetëm studentët Master)
🔸Letër Motivimi në gjuhën angleze;
🔸CV (në gjuhën angleze);
🔸Certifikatë e gjuhës së huaj ( min Anglisht B1);
🔸Formularin e aplikimit;
🔸Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë;
🔸Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara;
🔸Deklaratën EMSO;
🔸Deklaratën GDPR;
👉Modelin e dokumenteve të mësipërme i gjeni në linkun:
🔸Learning Agreement (minimumi 20 ECTS). Për këtë dokumenti duhet të regjistroheni në linkun: https://studentexchange.um.si/ (type mobility: CREDIT MOBILITY!)
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
ℹ️Afati për aplikim: 15 Qershor 2023
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Shpërnda lajmin: