Fillojnë aplikimet për bursë për vitin akademik 2018-2019

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për përfitim burse për vitin akademik 2018-2019 për studentët e vitit të dytë dhe të tretë Bachelor


Mbështetur në VKM Nr. 903, date 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer,studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë 2016 – 2017” për të përfituar bursë për vitin akademik 2017-2018 dokumentacioni i mëposhtëm:

  1. Çertifikatë familjare e studentit(Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, sipas pikes 5.3 te Vendimit KM Nr.903,dt.21.12.2016 ,vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet ne konvikte publike).
  2. Vërtetim studenti
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
  4. Vërtetim i  masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në bashki)
  5. Vertetimin e statusit te jetimit per ata studente qe e kane kete status (librezen e noterizuar)
  6. Vertetimin per studentet me aftesi te kufizuar nga komisioni mjekesor i aftesise per pune. Vertetimin per marrjen e pensionit te invaliditetit.
  7. Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2018-2019).
  8. Vertetimin nga zyra e tatim taksave per cdo anetar te familjes mbi 18 vjec dhe vete studentin qe nuk ushtrojne aktivitet privat.
  9. Studentet qe kane humbur kujdestarine prinderore, duhet te sjellin Vendimin e Gjykates te formes se prere.
  10. Studentet qe kane humbur prindin ne krye dhe per shkak te detyres Vendimin.
  11. Studentet qe jane identifikuar e trajtuar si viktima te trafikut te qenieve njerezore dhe kane humbur kujdesin prinderor, vertetimin nga zyrat perkatese
  12. Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit)
  13. Kerkese me shkrim per marrje burse.

Studentet që nuk perfitojne burse:

a) jane ndare nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojne veprimtari private;

c) vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi;

d) shpallen ngeles;

e) nuk kane perfunduar studimet brenda kohes normale te tij.

Afati i dorezimit te dokumentave 12.11-7.12.2018 nga e hena deri te premten, ora 11:00-13:00. Dokumentat do të dorëzohen pranë zyres përkatese në katin e parë të Fakultetit.

Shkarko deklaratën e studentit…

Shpërnda lajmin: