Departamenti i Gjeografisë organizoi 𝙆𝙤𝙣𝙛𝙚𝙧𝙚𝙣𝙘𝙚̈𝙣 𝙎𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙤𝙧𝙚 𝙉𝙙𝙚̈𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗𝙚̈𝙩𝙖𝙧𝙚 “𝙂𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙖, 𝙄𝙣𝙤𝙫𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣𝙞, 𝙀𝙙𝙪𝙠𝙞𝙢𝙞”


Departamenti i Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – UT, më 15 dhjetor 2023, organizoi 𝙆𝙤𝙣𝙛𝙚𝙧𝙚𝙣𝙘𝙚̈𝙣 𝙎𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙤𝙧𝙚 𝙉𝙙𝙚̈𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗𝙚̈𝙩𝙖𝙧𝙚 “𝙂𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙖, 𝙄𝙣𝙤𝙫𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣𝙞, 𝙀𝙙𝙪𝙠𝙞𝙢𝙞”. Ky aktivitet u përshëndet nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr. Artan Hoxha, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e përfshirjes së shkencës së gjeografisë në shumë fusha të shoqërisë njerëzore, duke evidentuar progresin e gjeografisë bashkohore. Gjithashtu, Prof. dr. Sabri Laçi – Dekan i FHF, Prof. dr. Romeo Hanxhari – Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë, Prof. dr. Sokol Axhemi – Anëtar i Senatit Akademik (UT), në fjalën e tyre përshëndetëse, vlerësuan zhvillimet e fundit dhe risitë e integruara në këtë shkencë.

Konferenca hodhi dritë mbi pikëtakimet e gjeografisë, edukimit dhe inovacionit, si dhe mbi kontributin në krijimin e aftësive, qendrimeve dhe vlerave në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar dhe universitar, me fokus të veçantë edhe te mësuesit, që kanë nevojë për edukim në vazhdim dhe përditësim në pedagogjinë inovative. Ky aktivitet bëri bashkë akademikët, kërkuesit shkencorë, mësimdhënësit, studentët, të cilët diskutuan mbi çështje të lidhura me edukimin gjeografik dhe inovacionin, në fokusin e ndikimit që ato kanë në formimin e brezave të rinj; eksplorimin e dinamikave të reja të shkencës së gjeografisë lidhur me progresin teknologjik apo risitë digjitale; identifikimin, analizimin, dhe dhënien e sugjerimeve për çështje që lidhen me integrimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies në arsimin universitar dhe parauniversitar; apo ndarjen e përvojave dhe e praktikave të mira në integrimin e teknologjisë në fusha të ndryshme aplikative të gjeografisë.
Në konferencë morën pjesë mbi 70 autorë nga 5 vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, gjeografë dhe jo vetëm. Në këtë aktivitet shkencor u prezantuan 54 referime të ndara në katër sesione me këto tematika:
– 𝙀𝙙𝙪𝙠𝙞𝙢𝙞 𝙜𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙠 𝙙𝙝𝙚 𝙖𝙛𝙩𝙚̈𝙨𝙞𝙩𝙚̈ 𝙚 𝙨𝙝𝙚𝙠𝙪𝙡𝙡𝙞𝙩 𝙓𝙓𝙄
– 𝙄𝙣𝙤𝙫𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣𝙞 𝙣𝙚̈ 𝙢𝙚̈𝙨𝙞𝙢𝙙𝙝𝙚̈𝙣𝙞𝙚𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙨𝙚̈ 𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙙𝙚̈𝙧𝙙𝙞𝙨𝙞𝙥𝙡𝙞𝙣𝙖𝙧𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞
– 𝙏𝙚𝙠𝙣𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙩𝙚̈ 𝙙𝙞𝙜𝙟𝙞𝙩𝙖𝙡𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙥𝙚̈𝙧𝙙𝙤𝙧𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙞𝙣𝙛𝙤𝙧𝙢𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣𝙞𝙩 𝙜𝙟𝙚𝙤𝙝𝙖𝙥𝙚̈𝙨𝙞𝙣𝙤𝙧
– 𝘿𝙞𝙢𝙚𝙣𝙨𝙞𝙤𝙣𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙫𝙚𝙘̧𝙖𝙣𝙩𝙖 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙚̈𝙧𝙠𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙨𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙤𝙧 𝙜𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙠
𝙏𝙚̈ 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝𝙖 𝙥𝙪𝙣𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙨𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙤𝙧𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙚𝙧𝙚𝙣𝙘𝙚̈𝙨 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙗𝙤𝙩𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙣𝙚̈ 𝙍𝙚𝙫𝙞𝙨𝙩𝙚̈𝙣 𝙎𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙤𝙧𝙚 “𝙎𝙩𝙪𝙙𝙞𝙢𝙚 𝙂𝙟𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙠𝙚”, 𝙣𝙚̈ 𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙤𝙣𝙞𝙣 𝙨𝙝𝙩𝙮𝙥 𝙙𝙝𝙚 𝙤𝙣𝙡𝙞𝙣𝙚 (www.studimegjeografike.edu.al)

Kjo Konferencë Ndërkombëtare rikonfirmon kontributin e saj në zhvillimin dhe promovimin e shkencës së Gjeografisë, duke evidentuar gjetje të rëndësishme, duke mbërritur në konkluzione të mbështetura dhe duke sjellë rekomandime që i shërbejnë si aktorëve të lidhur drejtpërdrejt me të, ashtu edhe instancave vendimmarrëse dhe politikëbërëse.


Shpërnda lajmin: