Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesëshme nga kategoria asistent lektor

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të  pjesëshme nga kategoria asistent lektor, për lëndën si më poshtë:

Meqenëse në konkursin e  datës 18.10.2019   të organizuar  nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit nuk u  paraqit asnjë kandidaturë, dhe, edhe pas thirrjes së dytë për konkursin e datës 25.10. 2019 nuk u paraqit sërish asnjë kandidaturë  rihapin konkursin   për lëndën: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.

  • Lënda: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Informatikë, Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Të ketë përvojë pune në agjenci PR-i apo marketingu Tëzotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  2. Aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës.
  3. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Tituj ose grada shkencore (të noterizuara)
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , ëorkshop
  9. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  12. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit.

Përzgjedhja e kandidatëve  fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit së dokumentacionit është me datë, 26.11.2019, ora 12.00

Shpërnda lajmin: