Dekani i FHF, Prof. dr. Sabri LAÇI në Kolokiumin Ndërkombëtar në Colmar (Alsace, Francë)



23/09/2021 Dekani i FHF, Prof. dr. Sabri LAÇI, mori pjesë në Kolokiumin Ndërkombëtar, që u mbajt në Colmar (Alsace, Francë), më 20-23 shtator 2021, i cili ishte fokusuar në çështje të rëndësishme, si: ndikimi i ngrohjes globale në bujqësi, turizëm dhe biodiversitet, diversifikimi veprimtarive ekonomike në hapësiren rurale, identiteti dhe ndërveprimi rajonal, përgatitjet e Shqiperisë dhe të vendeve të tjera aspirante për përfshirjen e shtegëtimit në Trashëgiminë Kulturore Jomateriale (UNESCO), rolin dhe perspektivën e studimeve dhe kërkimeve shkencore në identifikimin, vlerësimin dhe valorizimin e trashëgimisë rurale etj.
Ne kolokium morën pjesë eurodeputete, autoritete shtetërore, rajonale dhe lokale, OJF dhe sindikata profesionale, universitare dhe kërkues shkencor nga gjithë Europa.
Ministri francez i Bujqësisë u angazhua për mbështetjen e vendeve aspirante në nismat e tyre për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Shpërnda lajmin: