Agjencia e Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë zhvilluan në FHF një trajnim në kuadër të programit “Fuqizimi europian i rinisë akademike shqiptare”


Agjencia e Rinisë në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë zhvilloi një trajnim në kuadër të programit (FERAS) Fuqizimi europian i rinisë akademike shqiptare me pedagogë të rinj dhe studentë ekselentë të programit “Master i Shkencave”, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Temat e trajnimit qenë: “Strategjia për inovacionin (Smart Specialisation Strategy 3S) dhe lidhja midis botës akademike, kërkimit shkencor dhe biznesit” dhe “Bashkëpunimet ndërkombëtare në arsimin e lartë si mjet strategjik zhvillimi”

Në çeljen e trajnimit të pranishme qenë zj. Enkelejda Hamzaj, Drejtoreshë e Agjencisë së Rinisë, dhe zv/Dekania e FHF-së, Elsa Skënderi Rakipllari, të cilat e vunë theksin te bashkëpunimi i vijueshëm i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë me Bashkinë e Tiranës, në kuadër të aktiviteteve me në fokus studentët dhe të rinjtë.

Lektorja e këtij trajnimi zj. Edlira Kahani, ndau me pjesëmarrësit ekspertizën e saj me projektet dhe rrjetet kërkimore ndërkombëtare dhe diskutoi me ta për ide e mundësi konkrete rreth bashkëpunimeve ndërkombëtare në arsimin e lartë.


Shpërnda lajmin: