Departamenti i Gazetarisë kërkon personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Laborant”

Kriteret e përgjithshme
Kandidatet konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Te ketë përfunduar ciklin e pare te studimeve “Bachelor” dhe “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to, në profile te shkencave shoqërore, me note mesatare mbi 8 (tetë).
2. Te kenë njohuri te mira te gjuhës angleze, të certifikuar.
3. Te mos jete i dënuar me vendim te formës së prere nga gjykatat ne Shqipëri apo edhe ne vende te tjera.
4. Te mos jetë marre ndaj kandidatit masë disiplinore e largimit nga puna.

Kriteret e veçanta
Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:
1. Të zotërojnë dëshmi trajnimi dhe kualifikimi për çështje të administrimit publik.
2. Të njohin dokumentacionin dhe legjislacionin, që rregullon funksionimin e IAL-ve ne RSH.
3. Zotërimi i certifikuar i një gjuhe tjetër te huaj përbën avantazh.
4. Të kenë përvojë pune mbi tre vjet ne pozicione te ngjashme ne IAL.
5. Të kenë përvojë pune ne menaxhim.
6. Të zotërojnë etike dhe aftësi shume të mira komunikuese verbale dhe me shkrim, si dhe të dijë të punojë në grup.
7. Të kenë njohuri dhe aftësi shumë të mira në programet kompjuterike bazë, të certifikuara.
8. Të njohin dhe zbatojnë teknikat dhe teknologjitë e informacionit.
9. Te jene të gatshëm për të punuar edhe përtej orarit zyrtar, në raste të veçanta.

Shpërnda lajmin: