FHF: Thirrje për aplikime për Programin e Doktoratës për vitin akademik 2021-2022 në Departamentin e Gjeografisë dhe në Departamentin e Historisë


Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (FHF), në mbledhjen dt. 01.06.2022, vendosi hapjen e aplikimeve për Programin e Doktoratës për vitin akademik 2021-2022 në Departamentin e Gjeografisë dhe në Departamentin e Historisë. 

AFATI I APLIKIMIT 1-20 QERSHOR 2022

Hapja e programeve bazohet në legjislacionin si vijon:

  • Ligji nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 41, datë 24.01.2018, “Për Elementet e Programeve të Studimit të Ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 112, datë 23.02.2018, “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë `Profesor i Asociuar’ dhe “Profesor”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 777, datë 26.12.2018, “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 75, datë 12.2.2018, “Për Miratimin e Modelit të Financimit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr.52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin c niveleve,të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 16, datë 08.07.2019, “Për paisjen e institucioneve të arsimit të lartë me regjistrin themeltar të studentëve, regjistrin e arritjeve akademike dhe regjistrin e lëshimit të diplomave dhe certifikatave”.
  • Udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe atij të Financave dhe Ekonomisë nr. 20, datë 20.9.2019 “Për skemën dhe zbatimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 29, datë 18.12.2019 “Për krijimin dhe administrimin e regjistrave shtetërorë të gradave shkencore dhe titujve akademikë të lëshuar në Republikën e Shqipërisë”.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 1, datë 14.1.2020 “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë. degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit. si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, i ndrvshuar me Udhëzimin nr. 7. datë 31.3.2021.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit. Sportit dhe Rinisc nr. 10. datë 30.3.2020 “Për përcaktimin e elementëve përbërës. rormën e diplomës ose certifikatës të lëshuar nga institucionet e arsimit te lartë dhe procedurës së regjistrimit të tyre në Regjistrin Shtetëror të Diplomave dhe Certilikatave për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”.
  • Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 29. datë 10.09.2018 “Për veprimtarinë dhe ngarkesen mësimore të personelit akademik IAL”.
  • Statuti i Universitetit të Tiranës.
  • Rregullorja “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” e miratuar nga Senati Akademik me Vendim nr.08, datë 26.04.2021
  • Urdhër i Ministrit të arsimit nr. 156. datë 24.3.2022 “Për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të tretë në “Shkenca ekonomike në Universitetin e Tiranës.

KRITERET

Departamenti i Gjeografisë në programin e studimit të doktoratës, nënfusha “Gjeografi”:

  1. Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
  2. Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Shkenca Humane, Shkenca Sociale dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër  apo titull akademik të barazvlefshëm,  të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kopetente;
  3. Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësive bazë;
  4. Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
  5. Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  6. Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

Departamenti i Historisë:

  1. Të ketë angazhim akademik me kohe të plotë pranë UT ose një institucioni të arsimit të lartë publik ose privat, ose personel kërkimor në një institucion të kërkimit shkencor;
  2. të ketë përfunduar studimet e larta në shkenca hurnanitare dhe sociale dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/”Master i arteve”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
  3. të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;
  4. të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52. datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
  5. të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  6. të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

Aplikimi për doktoratë do të bëhet pranë Zyrës së Sigurimit të Cilësisë së Brendshme dhe Karrieres (kati i tretë). Kontakti: blerina.gega@fhf.edu.al

Dosja e aplikimit dorëzohet çdo ditë pune ora 11:00-15:00 

Afati i aplikimit është 1-20 Qershor 2022

Formulari i aplikimit kliko këtu…

Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: