Mundësi për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▪️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▪️Bachelor;
▪️Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▪️Bachelor (1 semestër);
▪️Master (1 semestër);
* Studentët e vitit të parë bachelor nuk mund të aplikojnë;
* Për studentët e nivelit Master, nevojitet një aplrovim paraprak nga universiteti pritës (koordinatori / drejtuesi në fakultetin / departamentin pritës)
📌Fushat e studimit:
👉Klikoni linkun:
📌Bursat përfshijnë:
▪️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▪️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▪️CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▪️Kopje e Pasaportës;
▪️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▪️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▪️Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▪️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
▪️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
▪️CV;
▪️Kopje e Pasaportës;
▪️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▪️Diplomë Bachelor;
▪️Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▪️Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▪️Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
▪️Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
▪️Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referoheni linkut:
▪️Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Malagas lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
👉Studentët e nivelit Master, të cilët do të propozojnë të kryejnë një periudhë shëmbimi për temën e diplomës, duhet bashkëngjitur edhe dokumenti sipas linkut:
ℹ️Afati për aplikim: 25 Tetor 2023
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Shpërnda lajmin: