Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet në Turqi për semestrin e parë të vitit akademik 2023 -2024


Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, për semestrin e parë të vitit akademik 2023 – 2024.
https://www.cumhuriyet.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime / kërkim të temës së diplomës / Traineeship;

Kohëzgjatja e bursave:
– Mobilitet për studime Bachelor / Master (5 muaj);
– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master për kërkim të temës së diplomës (5 muaj);
– Mobilitet për Traineeship (75 ditë).

*Traineeship konsiston në një periudhë trajnimi profesional dhe një eksperiencë pune full-time, e lidhur me fushën në të cilën sudioni.

Për më shumë informacion klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: