FHF organizoi trajnimin me temë: “Analizimi i modeleve hapësinore të zhurmës në zonat urbane nëpërmjet hartografimit”


FHF, organizoi në 27-28 Maj 2022, trajnimin e tretë në SIG (Sistemet e Informacionit Gjeografik), në kuadër të projektit “GEOBIZ – Mësimi i bazuar në probleme dhe i orientuar nga biznesi për të arritur ekselencë akademike në Gjeoinformatikë” i bashkëfinacuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Europian.

Trajnimi me temë: “Analizimi i modeleve hapësinore të zhurmës në zonat urbane nëpërmjet hartografimit”, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës, u drejtua nga Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu.

Në këtë trajnim, pjesëmarrësit morën informacion teorik dhe praktikuan paraqitjen hartografike të zhurmave me të dhëna të gatshme nga hapësira urbane dhe analizimin e rezultateve. Pjesëmarrësit praktikuan gjithashtu grumbullimin dhe përpunimin e matjeve të zhurmave me pajisjet e tyre elektronike. Qëllimi i dy rasteve të studimit të përdorur për trajnim lidhet me evidentimin e mënyrave për grumbullimin e të dhënave mbi zhurmat në hapësirat urbane dhe analizimin e tyre nëpërmjet hartave të krijuara në ArcGIS ose QGIS. Ky trajnim ndikon në rritjen e aftësive profesionale të pjesëmarrësve për t’i aplikuar në vendet e tyre të punës.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit!


Shpërnda lajmin: