Departamenti i Gjeografisë – Ekspeditë njohëse studimore rajonale dhe leksione të fokusuara në njohuritë për Shqipërinë

Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës priti një grup të madh të stdentëve të Gjeografisë të Universitetit të Utrehtit (Holandë), të cilët zhvilluan një ekspeditë njohëse studimore rajonale duke përfshirë Bosnjë-Hercegovinën Kosovën dhe Shqipërinë.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja me realitetet mjedisore, demografike, dhe urbane të rajonit. Departamenti i Gjeografisë UT u ofroi atyre leksione të shkurtra të fokusuara në njohuritë për Shqipërinë në tematikat e mësipërme në fokus të interesit të tyre studimor. Në vijim të ditës së tyre në Tiranë u organizua një tour nëpër qytet. Kjo vizitë shërbeu edhe për identifikimin e bashkëpunimit midis studentëve të degës së Gjeografisë të të dy Universiteteve.

Shpërnda lajmin: