Bachelor


 

Programet e ciklit të parë të studimit, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen me jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike.

Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome.

Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Studentët e ciklit të parë Bachelor ndjekin studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në njërën nga degët përkatëse:

Arkeologji

Gjuhë – Letërsi

Dega Histori

Dega Gjeografi

Dega Gazetari

Titulli i diplomës që përfiton studenti është:

– Bachelor në Arkeologji, profili në Arkeologji;

– Bachelor në Gazetari;

  • profili në Gazetari sociale kulturore
  • profili në Gazetari politike
  • profili në Gazetari ekonomike

– Bachelor në Gjeografi, profili në Gjeografi;

– Bachelor në Histori, profili në Histori;

– Bachelor në Gjuhë – Letërsi, profili në Gjuhë-Letërsi.

Programi Mësimor i detajuar:

Arkeologji

Gazetari

Gjeografi

Gjuhë

Histori

Letërsi

Shpërnda lajmin: