Dekani: Falënderim pas përfundimit me sukses të Ceremonisë së Diplomimit të studentëve të UT-së


Pas përfundimit me sukses të Ceremonisë së Diplomimit të studentëve të UT-së, dëshiroj të falenderoj ngrohtësisht:
📍 Autoritetet drejtuese të FHF-së, për seriozitetin që treguan në mobilizimin e stafit dhe studentëve për pjesëmarrjen në këtë aktivitet;
📍 Grupin e Punës, në veçanti ekipin e Degës së Shërbimeve, për përkushtimin në përmbushjen më së miri të të gjitha detyrave të ngarkuara;
📍 Gjithë ata anëtarë të stafit ndihmës akademik dhe administrativ që kontribuan për mbarëvajtjen e ceremonisë;
📍 Stafin akademik dhe studentët e diplomuar që morën pjesë në ceremoni, duke nxjerrë në pah potencialin njërëzor dhe vlerat e FHF-së.

Përgëzime dhe respekt për të gjithë ju!
Karrierë të sukseshme për të diplomuarit e FHF-së!

D E K A N

Prof. dr. Sabri LAÇI


Shpërnda lajmin: