Ligjëratë me studentët e Gjuhë – Letërsisë e Z. Blendi Fevziu, me temë “Diskursi publik dje (në komunizëm) dhe sot (pas komunizmit)”

Sot më 15.05. 2019, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, studentët e Gjuhë-letërsisë, viti i tretë, patën rastin të ndiqnin ligjëratën e mbajtur nga Z. Blendi Fevziu, me temë “Diskursi publik dje (në komunizëm) dhe sot (pas komunizmit)”. Ky takim u organizua nga pedagogia e Departamentit të Gjuhësisë, Dr. Elsa Rakipllari dhe nën kujdesin e veçantë të Dekanit të Fakultetit, Prof. Dr. Sabri Laçi.

Zoti Fevziu, si një prej zërave të përveçëm të diskursit publik shqiptar, solli në auditor këndvështrimin e tij profesional dhe intelektual për diskursin, ideologjinë dhe të shkuarën komuniste në përqasje me tiparet e diskursit publik sot. Ai ndau me studentët përvojat e tij profesionale dhe jetësore dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre të shumta rreth temës së trajtuar.

Takimet si ky i sotmi shërbejnë për t’i pasuruar aspektet teorike të lëndëve që zhvillohen në auditore, duke i ndërthuar ato me aspekte praktike dhe konkrete, si dhe me qasjet e personaliteteve të spikatura në fusha të ndryshme.

Shpërnda lajmin: