Projekte

Viti 2012

Departamenti i Letërsisë:
– Dita Ndërkombëtare e Librit: Prej disa vitesh në mjediset e këtij Fakulteti organizohet panairi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, ku çdo Departament organizon mbajtjen e ligjëratave me tematika të caktuara, si dhe promovimin e botimeve më të reja të profesoratit.

Viti 2011

Departamenti i Historisë:
– LEKSION I HAPUR, Doctor Honoris Causa: Simon Jonathan Sebak Montefiore, UK; Puna kërkimore drejt realizimit të veprave historike: Stalini oborr i Carit të kuq, Stalini i Ri, Jeruzalemi;

– “L’Europe balkanique, L’Histoire, et L’illusion cartographique”, Jean-Christophe Victor.

Viti 2010

Departamenti i Gjeografisë:
“Roli i gjeografit në menaxhimin e rreziqeve natyrore dhe humane”.

Departamenti i Letërsisë:

– Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit;

– Seminari ndërkombëtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe (bashkëorganizatorë);

– Konferenca shkencore ndërkombëtare “Letërsia shqipe dhe realizmi socialist”;

– Sesioni shkencor mbi veprën e Bilal Xhaferrit;

– Java e gjuhës dhe kulturës italiane.

Departamenti i Gjuhësisë:
“Gjuha dhe Letërsia në shkollë: Politika, standarde-mësimdhënia dhe të mësuarit”.

Departamenti i Historisë:

– “Shteti shqiptar dhe feja”;

– Faktoret e bashkejeteses paqsore te popujve te Evropes Jug-Lindore, Vasilis Tulikus, Prof. ne universitetin e Selanikut nenprefekt i Selanikut qe mbron problemet e arsimit;

– Jack Davis: “Arkeologjia dhe qasjet post-koloniale të Shkollës Amerikane të Studimeve Klasike në Athinë”. – Sharon Stocker: “Fazat e hershme të kolonizimit në Apolloninë e Ilirisë”;

– Michael Galaty: “Arkeologji Antropologjike dhe njerëzit e parë në kontinentin amerikan” – Giora Solar: “Administrimi i qendrave të trashëgimisë botërore: tendenca bashkëkohore”;

– Engelbert Ruoss: “UNESCO dhe programet e edukimit në Administrimin e Trashëgimisë Kulturore”.

Viti 2009

Departamenti i Letërsisë:
“Letërsia dhe qyteti”.

Departamenti i Historisë:

– “Marrëdhëniet shqiptaro angleze”;

– Leksione te hapura: Profesor George Gawrich, SHBA;

– Leksion i hapur: Tranzicioni dhe ndryshimet social-ekonomike, Anna Balletbo, President od the Olof Palme International Foundation, Profesor at the Autonomous University of Barcelona and Member of Spanish Parliament from 1979 to 2000. Joaquin Arriola, Profesor at the University of the Basque Country;

– Botim i revistës “Studime Albanologjike”

Departamenti i Gjuhësisë:
Në nder të Prof. Selman Riza.

Departamenti i Gjeografisë:
“Transformimet hapësinore dhe roli i gjeografit në menaxhimin e tyre”.

Viti 2008

Departamenti i Gjuhësisë:
Konferencë Ndërkombëtare “Në nderim të Prof. Eqerem Çabej” me rastin e 100- vjetorit të lindjes.

Departamenti i Letërsisë:
Konferencë Ndërkombëtare “Autorët françeskanë në kulturën shqiptare”.

Departamenti i Gjeografisë:
Konferencë Ndërkombëtare “Metamorfoza e qyteteve dhe zonave industriale në hapësirën shqiptare që prej vitit 1945”.

Departamenti i Historisë:

– Konferencë shkencore ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin ILAN dhe Muzeun e holokausti në Izrael: Shqiptarët dhe holokausti “Hebrenjtë e Shqipërisë gjatë sundimit komunist”.

– Konferencë shkencore ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës Ohër: “Historia e Shqipërisë mes mitit dhe realitetit”, Ohër, Maqedoni.

Leksione të hapura:
– Profesor Bernard Fisher, SHBA “Çështje të historisë së Shqipërisë vitet 1912-1939”;
– Profesor Danillo Radojeviç, Mali i Zi “Figura e Shën Vladimirit në historinë e Malit të Zi”;
– Profesor Hoze Maria Ridao, Spanjë “Probleme të historiografisë Spanjolle”.

– Botim i revistës “Studime Albanologjike”.

Shpërnda lajmin: