Zgjidhen Zv. Dekanët e FHF-së

 


Në zbatim të ligjit të arsimit të lartë, neni 43, pika 2, sot më dt. 10.01.2018 Dekani i fakultetit, Prof. Dr. Sabri Laçi, në mbledhjen e Dekanatit prezantoi Zv. dekanët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë:

  1. Zv.Dekan për veprimtarinë shkencore, sigurimin e cilësisë dhe komunikimin me studentët, Prof. Asoc. Dr. Gentiana Skura.
  2. Zv.Dekan për veprimtarinë mësimore dhe koordinimin e punëve administrative me departamentet e Arkeologjisë e TK, Historisë dhe Gjeografisë, Prof. Asoc. Dr. Ermal Baze.
  3. Zv.Dekan për komunikimin e brendshëm, marrëdhëniet me publikun dhe mediat, koordinimin e punëve administrative me departamentet e Gjuhës, Letërsisë dhe Gazetarisë, Dr. Agron Gjekmarkaj.
Shpërnda lajmin: