U çel për të 6-in vit radhazi 𝑺𝒉𝒌𝒐𝒍𝒍𝒂 𝑽𝒆𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝑮𝒋𝒖𝒉𝒆̈𝒔, 𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑪𝒊𝒗𝒊𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏

Në mjediset e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universiteti i Tiranes, u çel për të 6-in vit radhazi 𝑺𝒉𝒌𝒐𝒍𝒍𝒂 𝑽𝒆𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝑮𝒋𝒖𝒉𝒆̈𝒔, 𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑪𝒊𝒗𝒊𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏, me fokus në trashëgiminë bizantine dhe pasbizantine të Shqipërisë.
Shkolla verore organizohet nga Departamenti i Historisë i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Fondacionit Alexander S. Onassis dhe National Bank οf Greece Cultural Foundation, dy ndër institucionet kulturore më prestigjioze ndërkombëtare për zhvillimin e Letrave, Artit dhe Shkencës.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Dekani i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, prof. dr. Sabri Laçi, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Shkëlqesia e saj, znj. Sophia Philippidou, Zëvendësdekani dr. Andi Pinari, Shefja e Departamentit të Historisë, prof. dr. Valentina Duka, Profesor Agamemnon Tselikas, autoritet botëror në Paleografi dhe Bizantologji, pedagog Andi Rembeci, Drejtor Shkencor i Shkollës Verore, kolegë nga Departamenti i Historisë dhe 40 studentët pjesëmarrës në këtë shkollë verore.
Falënderime dhe mirënjohje për autoritetet drejtuese dhe të gjitha strukturat e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë si dhe për institucionet mbështetëse, që me kontributin e tyre bënë të mundur realizimin e ciklit të 6-të të shkollës verore për studentët tanë.
Rrugëtim të mbarë dhe suksese studentëve pjesëmarrës!
Shpërnda lajmin: