Takim informues me stafin e Projektit “Clean Score”

Më 25 Qershor 2019, në kuadër të perpjekjeve te tij te vazhdueshme per rritjen e performances cilësore dhe transparencës ndaj studentëve, në auditorin e Masterit Shkencor, Departamenti i Gjeografisë i UT zhvilloi takimin informues me stafin e Projektit “Clean Score”, i mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Projekti Clean Score implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës që prej Qershorit të vitit 2016 dhe deri në fund të vitit 2024. Projekti synon të shtrihet në të gjitha universitetet në Shqipëri. Ky projekt ka si objektiv dy komponentë të rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri: vlerësimin e automatizuar të testimeve dhe vënien në dispozicion të teksteve akademike ndërkombëtare. Qëllimi i këtij projekti është ndikimi i drejtëpërdrejtë në arritjen e Cilësisë të Arsimit të Lartë. Departamenti i Gjeografisë do të angazhohet në zbatimin e ketyre praktikave ne veprimtarine e vet.

Shpërnda lajmin: