Studentët e GIS-Gjeografi kanë krijuar aplikacionin për mbledhjen e të dhënave dhe krijimin e hartës së dëmeve nga tërmeti

Studentët e GIS-Gjeografi në Universitetin e Tiranës që janë në proçes internshipi në Projektin SoGIS, dhe studentë të tjerë të Departamentit të Gjeografisë qe i’u bashkuan atyre, duke shfrytëzuar mbështetjen e Maptionnaire, kanë krijuar këtë pyetësor për mbledhjen e të dhënave të para në terren, për tu ardhur sa më shumë në ndihmë banorëve të prekur dhe qendrave të emergjencës.
Në të mund të vendosni pozicionin dhe të ngarkoni foto dhe të dhëna të tjera nga banesat tuaja. Në këtë mënyrë do të ndërtohet një hartë e dëmeve nga tërmeti për të arritur identifikimin dhe ndërhyrjen për përmirësimin e situatës.
Shpërnda lajmin: