Shpallja e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё FHF


NJOFTIM

Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2024-2025, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamentit të Letërsisë tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё (në zbatim të VKM-së me nr. 833, datë 28.10.2020 ‘‘Për rregullat e hollësishme për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të regjistrit qendror të personelit’’), pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 27.09.2024 – 03.10.2024 nё orarin 09:00 -14:00, dokumentacionin e mёposhtёm:
1. Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtu ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
2. Fotokopje e dokumentit të identitetit (kartë identiteti ose pasaportë);
3. Certifikatë personale dhe certifikatë e gjendjes familjare;
4. Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të lartë e shoqëruar me listë notash (diploma apo dokument tjeter i njohur ligjërisht). Për të diplomuarit jashtë vendit, kërkohet që diploma dhe lista e notave, të shoqërohen edhe me dokumentin e njohjes nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë (fotokopjet e diplomave dhe listave të notave të jenë të noterizuara);
5. Dokumenti që vërteton marrjen e gradës shkencore apo titullit akademik. Në rastin kur gradat apo titujt akademikë janë përfituar jashtë vendit, duhet të depozitohet edhe dokumenti i njohjes nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë (fotokopje e gradës shkencore apo titujve akademik);
6. Akti i emërimit në pozicionin e punës (kontratë pune ose urdhër emërimi);
7. Certifikatat ose diploma të tjera të trajnimeve, kualifikimeve apo specializimeve, të lidhura me pozicionin e punës;
8. Libreza e punës;
9. Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
10. Jetëshkrim i plotësuar në gjuhën shqipe (CV, formati Europass);
11. Librezë shëndetësore;
12. Raporti i aftësisë për punë (për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë);
Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2023-2024 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:
1. Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtu ose mund tё merret pranё Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll – Arkivit);
2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
4. Librezёn e shёndetit;
5. Raport i aftёsisё nё punё.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FHF për vitin akademik 2024-2025, sipas departamenteve përkatëse ku do të aplikojnë:
I. Kritere për aplikuesit në Departamentin e Letërsisë:
Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FHF, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit (të ekuivalentuara);
2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore;
3. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurojnë;
4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
1. Të zotërojë gradën Doktor (në letërsi) në universitetet publike të vendit ose universitete europiane ose të vendeve të G20-s në vijim të studimeve Bachelor, Master ose të integruara në letërsi (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
2. Preferohet që aplikanti/ja të ketë një profilizim në studime të Letërsisë së Mesjetës dhe Rilindjes europiane (dhe/) ose të zotërojë njohuri të gjera mbi to;
3. Të këtë një CV të pasur me botime ne revista profesionale dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore;
4. Të ketë përvojë në mësimdhënie në IAL;
5. Preferohen aplikantët që kanë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të moderuar dhe nxitur shkëmbimin dhe ndërveprimin mes studentëve në auditor.


Shpërnda lajmin: