Shkolla verore “Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”

Qëllimi i shkollës verore do të jetë zhvillimi i leksioneve në auditoret e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë me tematikë nga periudha komuniste në Shqipëri dhe trashegimia komuniste sot në vendin tonë.

Periudha komuniste është një ndër periudhat më pak të trajtuara nga këndvështrimi i studimeve kontemporane në Shqipëri dhe gjithnjë e më shumë ka lindur nevoja për t’u thelluar në trajtiminin e disa tematikave kryesore, siç janë aspektet politike, juridike, sociale, jeta e përditshme, si dhe diskursi i sotëm mbi atë periudhë apo elemente të asaj periudhe, të cilat reflektohen në ditët e sotme.

Shkolla verore do të synojë të terheqë studentë të nivelit Master, të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre mbi periudhën e komunizmit dhe diskurset kryesore mbi të sot duke u fokusuar në disa tematika kryesore si:

  • Cila ishte struktura e regjimit komunist?
  • Krahasime midis regjimeve komuniste në rajon.
  • Cila është trashegimia e komunizmit sot?
  • Cilat ishin të përbashkëtat dhe dallimet në regjimin komunist në Shqipëri dhe shtetet e Ballkanit?
  • Cilat janë diskurset kryesore sot mbi komunizmin në Shqipëri?
  • Periudha e komunizmit në kurrikulën e lëndës së historisë sot.
  • Memorie kolektive mbi komunizmin në Shqipëri.
  • Nostalgjia vs. harresa mbi komunizmin sot.
  • Puna e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.
  • Vendet e Kujtesës nën Diktaturë.
  • Media, komunizmi dhe diktatura komuniste përmes informacionit mediatik.
  • Letërsia dhe censura nën komunzëm

Këto çështje, por edhe të tjera do të trajtohen përmes leksioneve gjatë kësaj shkolle verore, ku studentët do t’ju mundësohet zgjerimi i njohurive mbi periudhën komuniste dhe diskurset kryesore aktuale mbi atë periudhë. Zhvillimi i shkollës verore do të ketë karakter inter-aktiv, dhe do të zhvillohet me leksione, diskutimeve në auditor dhe eskursione pranë vendeve të kujtesës, në shoqëri edhe të ish-të burgosurve politikë. Çdo leksion do të ndahet në dy seanca, ku secila seancë do të zgjasë 90 minuta mësimore.

Në fund të shkollës verore studentët do të pajisen me çertifikata përkatëse të pjesëmarrjes.

Apliko këtu për t’u regjistruar në shkollën verore. Afati i aplikimit deri më 30 Qershor, 2017

Shpërnda lajmin: