Renditja e aplikantëve fitues të raundit të dytë në FHF, viti akademik 2018-2019

Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2018-2019, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në datat 27-28 shtator 2018 në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Ju mirëpresim!
Me poshte gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve (çdo ID sipër vijës së kuqe është fitues):

Dega Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore

Dega Gazetari

Dega Gjeografi

Dega Gjuhë-Letërsi

Dega Histori

Shpërnda lajmin: