Pedagogë të FHF-së në Kongresin II të Studimeve Osmane OSARK

Pedagogë të fakultetit tonë morën pjesë në Kongresin II të Studimeve Osmane, që i zhvilloi punimet më 1720 tetor 2018, në Tirana Internacional Hotel, në Tiranë. Kongresi erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Departamentit të Historisë së Fakultetit të Historisë e të Filologjisë me Departamentin e Historisë të Universitetit të Sakarjas dhe Institutin e Historisë Turke në Turqi. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yörük, Drejtori i Institutit të Historisë Turke në Ankara Prof. dr. Refik Turan, personalitete shkencore dhe studiues të ardhur nga 12 vende të ndryshme të botës. Në këtë ceremoni mbajti fjalën edhe Dekani i Fakultetit tonë, Prof. dr. Sabri Laçi. Pasi bëri një përmbledhje të bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm përmes organizimit të konferencave të përbashkëta dhe Shkollës Verore të Osmanishtes, ai vuri theksin në rëndësinë e studimeve të thelluara arkivore për periudhën osmane, në përgatitjen e studiuesve të rinj në këto fusha studimi, si dhe në nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm përmes këmbimit të lektorëve dhe studentëve. Ai ftoi gjithashtu, Drejtorin e Institutit të Historisë Turke në Ankara Prof. dr. Refik Turan, që gjatë këtij viti akademik të mbajë një ligjëratë me studentët e degës së historisë së fakultetit tonë. Gjatë punimeve të kongresit, ku morën pjesë rreth 150 kumtues, pedagogët tanë u prezantuan me kontribute shkencore në fushën e studimeve historike e gjuhësore që i takojnë periudhës osmane.

Prof. asoc. dr. EVA TAFILI

Zgjimi i ideologjisë kombëtare në Ballkanin e viteve (1804-1830). *The Awakening of Nationalities in the Balkans (1804-1830)

Prof. asoc. dr. ERMAL BAZE

Mjeshtëritë në qytetin e Shkodrës në prag të periudhës osmane (Crafts in the City of Shkodra on the Eve of the Ottoman Period)

Msc. ANDI RËMBECI

Kuadri ligjor dhe ndërtimi i objekteve të kultit të krishterë në Shqipëri gjatë periudhës së Perandorisë Osmane (shek. XVIII-XIX) (Church Construction in Albania during the Ottoman Period (18th-19th Centuries): The Legal Framework and Intercommunal Realities

Prof. asoc. dr. LINDITA XHANARI LATIFI

Veçori të letërsisë, fjalorëve dhe gazetave të shkruara me alfabet arab në Shqipëri gjatë periudhës osmane (Features of Literature, Dictionaries and Newspapers Written in Arabic Alphabet in Albania during Ottoman Period)

Dr. ELSA SKËNDERI RAKIPLLARI

Rreth turqizmave në diskursin politik shqiptar (On the Use of Turkish Loanwords in the Albanian Political Discourse)

Shpërnda lajmin: