Njoftim për kategoritë e individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve


Bazuar në Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 780, datë 26.12.2018, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë” studentët e ciklit të dytë që plotësojnë kriteret sipas kategorive përkatëse do të gjejnë informacion për dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzojnë për reduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga 09.01.2019 deri në 31.01.2019, pranë Sekretarisë Mësimore, cikli i dytë. Dokumentacioni dorëzohet personalisht nga secili prej studentëve.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, vendimi për studentët që do të përfitojnë nga reduktimi i tarifës do të merret nga Bordi i Administrimit. Studentët të cilët nuk do të përfitojnë nga Vendimi i Bordit do të paguajnë tarifën e plotë të studimit për vitin akademik 2018-2019.

Dokumentacioni i nevojshëm i kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore në programet e ciklit të dytë të studimeve

Shpërnda lajmin: