Njoftim për kandidat për anëtar të KZF-së

KOMISIONI ZGJEDHOR I FAKULTETIT (KZF)


Në bazë të nenit 7, të Rregullores së Zgjedhjeve “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, njoftohen të gjithë anëtarët e PERSONELIT AKADEMIK, për të vetëkandiduar pranë KZI-it, për ANËTAR të KZF-së (Komision i  Zgjedhjeve në Fakultet), në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Të interesuarit për të qenë anëtar të KZF- së duhet të depozitojnë pranë KIZ-it, kërkesën e tyre  nga data 7 mars deri në datë 14 mars 2019.

 

Shpërnda lajmin: