Njoftim për fituesit e programit të studimit “Master”

Njoftojmë fituesit e programit të studimit “Master Profesional” të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi dhe mandatin e pagesës së regjistrimit i cili merret në Zyrën e Informacionit (studentët për program të dytë studimi e tërheqin mandatin në Sekretari), sipas një grafiku të caktuar:

  • Më datë 28 dhe 29 tetor, ora 11:00-15:30, do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë Letërsi, Mësuesi
  • Më datë 30 teor ora 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Histori ,Mësuesi
  • Më datë 31 tetor ora 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjeografi, Mësuesi
  • Më datë 01 nentor 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët GIS, Guidë Turistike si dhe, do të jetë afati i fundit i regjistrimit për ata të cilën nuk mundën të jenë prezent në ditët e caktuara më sipër.

Njoftojmë fituesit e programit të studimit “Master i Shkencave” të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar. Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me një dokument identifikimi dhe mandatin e pagesës së regjistrimit i cili merret në Zyrën e Informacionit (studentët për program të dytë studimi e tërheqin mandatin në Sekretari), sipas një grafiku të caktuar:

  • Më datë 28 dhe 29 tetor, ora 11:00-15:30, do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gazetari Komunikim
  • Më datë 30 tetor ora 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Histori , Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Më datë 31 tetor ora 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Gjeografi, Arkeologji, Trashëgimi Kulturore
  • Më datë 01 nentor 11:00-15:30 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët Studime Letrare, Gjuhësi si dhe, do të jetë afati i fundit i regjistrimit për ata të cilën nuk mundën të jenë prezent në ditët e caktuara më sipër.
Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *