Njoftim për festivalin e krijimit letrar në ditën botërore të librit dhe të së drejtës së autorit


Në këto rrethana të pazakonta, më 23 prill do të jemi bashkë në një takim online të ndryshëm nga vitet e tjera. Komunikimi i përbashkët artistik në Ditën Botërore të Librit është dëshmi e kreativitetit të studentëve tanë e njëherësh ajo përmasë shpirtërore që e zvogëlon distancimin social.

Ftojmë studentët e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të cikleve Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, të jenë pjesë e FESTIVALI I KRIJIMIT LETRAR, 23 prill 2020. Ky është edicioni i katërt i këtij festivali, tashmë të kthyer në një festë letrare për të gjithë studentët tanë.

Studentët e interesuar të dërgojnë vetëm një krijim letrar në format word bashkëngjitur e-mailit të tyre. Krahas krijimit (me titull), e-maili të përmbajë gjithashtu emrin dhe mbiemrin e tyre dhe vitin e studimeve që ndjekin. Mirëpresim krijime në dy zhanre: poezi – jo më shumë se dy faqe dhe prozë – jo më shumë se 2 faqe.

Krijimet të dërgohen në adresën e emailit belfiore.qose@fhf.edu.al

Afati i fundit për dërgimin e krijimeve është data 21 prill 2020, ora 12:00.

Studentët do të lexojnë apo interpretojnë vetë krijimet e tyre gjatë festivalit.

Dita e Librit është Dita e Studentëve! Suksese!


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *