Mbi Planin e Barazisë Gjinore dhe logon “HR Excellence in Research” të Universitetit të Tiranës


Në kuadër të aplikimeve të projekt – propozimeve të Universitetit të Tiranës në programet evropiane që financojnë kërkimin shkencor, në thirrjet e hapura për vitin 2022, ju bëjmë me dije dy elemente, të cilët mund të rrisin vlerën e aplikimeve tuaja në Programin “Horizon Europe”.
Elementi i parë, lidhet me Planin e Barazisë Gjinore, i cili për Universitetin e Tiranës është nënshkruar për periudhën 1.6.2021-31.05.2022 dhe iu është prezantuar më parë. Plani i Barazisë Gjinore është një dokument i detyrueshëm në kuadër të aplikimeve të ardhshme të Programit “Horizon Europe”.
Elementi i dytë lidhet me faktin se Universitetit të Tiranës i është akorduar nga Komisioni Evropian logo “HR Excellence in Research”, e cila i jep njohje publike institucioneve kërkimore që e kanë marre atë. Logo “HR Excellence in Research”, certifikon që UT është i angazhuar në vlerat e parimeve të “Kartës Evropiane për Kërkuesit” dhe “Kodit të Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve”.
Dy elementët e sipërpërmendur, për reference i gjeni të publikuara në faqen zyrtare web të Universitetit të Tiranës. Për më tepër referojuni link-eve, si më poshtë:

https://unitir.edu.al/universiteti-i-tiranes-mbajtes-i-logos-hr-excellence-in-research/

https://unitir.edu.al/gender-equality-plan-university-of-tirana/


 

Shpërnda lajmin: