Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka nevojë për 1 (një) staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për  lëndën si më poshtë:

  • Turqisht-osmanisht

      a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë Diplomë ose Çertifikatë për turqisht dhe për osmanisht.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8 dhe mbi 8.5 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata dhe të mos jetë nën efektin e masave diplinore.
  4. Të ketë publikime dhe pjesëmarrje me kumtesa në tubime shkencore

b). Kritere te veçanta:

  1. Preferohen kandidatët që kanë kryer studimet në Turqi.
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë jo më pak se 3 vjet
  3. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
  4. Të ketë aftësi komunikuese.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Tituj ose grada shkencore (nëse ka, të noteruara)
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit
  8. Dëshmi penaliteti
  9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  10. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit së dokumentacionit është nga data 24.010.2018-31.10.2018

Shpërnda lajmin: