Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria “asistent lektor”


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka nevojë për një staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria “Asistent-Lektor” për lëndën si më poshtë: “Të shkruash për marketing dhe mardhënie publike”
a) Kritere të përgjithshme:
1. Kandidati të ketë minimalisht një diplomë në nivelin e studimeve master;
2. Të ketë një diplomë universitare në një profil informatik të aplikuar;
3. Të ketë përvojë pune në trajtimin numerik të të dhënave në platformat dixhitale.
4. Të ketë mbrojtur së paku në nivelin C1 gjuhën e huaj angleze dhe ta njohi shkëlqyeshëm terminologjinë e fushës.

b) Kritere të veçanta:
1. Të ketë përvojë disavjecare (së paku tre vjet) në ndërtimin dhe menaxhimin e web-it si platformë administrimi dhe shpërndarje interaktive informacioni.
2. Të ketë njohuri të avancuara në zhvillimin e web-it në platformen wordpress.
3. Të ketë përvojë profesionale në përdorimin e platformave të reklamimit si googleads, FaceBook, YouTube etj.

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  5. Tituj ose grada shkencore (nëse ka, të noterizuara);
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagesës që merr;
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  10. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 08.04.2019 12.04.2019.

Shpërnda lajmin: