Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Historisë

Kritere të përgjithshme për pedagoge të jashtëm në Departamentin e Historisë

  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo vende të tjera, të mos kenë hetim të hapur, si dhe të mos jenë nën efektin e masave disiplinore.
  • Nota mesatare e studimeve bazë të jetë e lartë.
  • Kandidati duhet të disponojë diplomë në fushën që korrespondon me lëndën, ku mund të angazhohet.
  • Publikimet shkencore në fushën akademike të lidhen me disiplinën, ku mund të angazhohet.
  • Përvojë në mësimdhënie universitare, jo më pak se tre vjet.
  • Njohuri të certifikuara në gjuhën angleze, niveli B2.

Kritere specifike për pedagoge të jashtëm në departamentin e historisë

Kandidati konkurrent preferohet me këto kritere te veçanta:

  1. Të ketë formim akademik ne fushën e historisë , shkencave politike, jurisprudencës .
  2. Të ketë mbrojtur Masterin dhe Doktoratën ne histori ose një prej fushave e lartpërmendura.
  3. Të këtë botime ( referime artikuj) ne konferenca shkencore ne fushën e historisë shkencave politike apo marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.
  4. Të ketë përvoje te dokumentuar pune si mësimdhënies ne fushat e sipërpërmendura ne Universitetin Publik ose ne ato private.
  5. Të ketë kualifikime postmaster ne UT ose universitete perëndimore te vendeve te OECD
  6. Të ketë njohuri shume te mira ne programe kompjuterike baze
  7. Të marri te paktën 2 (dy) referenca nga profesorët e fushave përkatëse
Shpërnda lajmin: