Kërkohen propozimet e studentëve për rregulloren për zgjedhjen e Këshillave të Studentëve.

Me Vendimin e Senatit Akademik të UT-së nr. 6, date 14.02.2019 “Per ngritjen e grupit të punës per hartimin e rregullores për zgjedhjen e Këshillave të Studentëve” është ngritur grupi i punës me anëtarë të Senatit Akademik për hartimin e rregullores për zgjedhjen e Keshillave te Studentëve. Në datën 25.03.2019 grupi i punes ka dorëzuar të firmosur nga 6 anetarë materialin e hartuar, bashkëngjitur kësaj shkrese.
Ne bazë të nenit 99, pika 4 te Ligjit nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Per arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, përpara se kjo draft rregullore të miratohet në Senatin Akademik, duhet të merren parasysh edhe propozimet e paraqitura nga studentet për këtë draft rregullore.
Persa me siper, brenda dates 10 Prill 2019 duhet të përcillni në formë shkresore dhe elektronike në adresen e emailit fjoralda.bakiri@,unitir.edu.al, te gjitha propozimet e paraqitura nga studentët e fakultetit tuaj lidhur me rregulloren.

Draft Rregullorja për zgjedhjen e Keshillave te Studentëve të UT-së

Shpërnda lajmin: