Informacion per Microsoft Office 365 Education dhe platformen Microsoft Teams

Universiteti i Tiranës ka vënë në përdorim Microsoft Office 365 Education. Office 365 Education mundëson ndërtimin e klasave bashkëpunuese, lidhjet në komunitetet e të mësuarit profesional dhe lidhjet me kolegët dhe ky shërbim ofrohet falas për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Licenca e ofruar nga Microsoft mundëson shërbimet:
1. Paketa Office 365 (office, excel, PowerPoint etj)
2. Aksesim në adresë email në Microsoft Office (me domain unitir.edu.al)
3. Akses në “share” për dokumenta (leksione, projekte etj) të përcaktuara nga stafi akademik sipas grupeve, kategorive etj.
4. Akses në Microsoft Teams. Kjo platformë mundëson krijimin e grupeve dhe klasave virtuale nga ana e stafit akademik me qëllim shkëmbimun e informacionit (chat, call apo video call conference). Microsoft Teams mund të download-ohet dhe instalohet në çdo sistem operimi Windows, Android, Apple.
Teknikisht çdo adresë emaili që do të krijohet e re nga ana jonë, mund të aksesojë ‘Microsoft Teams’, vetëm pas 24 orë-ve. Kjo është në politikë e sigurisë së Microsoft, përpara kësaj kohe çdo “account’’ i ri mund të aksesojë vetëm adresën e email.
Se shpejti Universiteti i Tiranës do të pajisë të gjithë studentët me adresë email-i të krijuar në Microsoft office 365 me emërtimin domain unitir.edu.al (emër.mbiemër@unitir.edu.al). Kjo adresë do t’ju bëhet e ditur mjaft shpejt.
Aksesimi i adresës së email-it realizohet nga “web browser i office.com’’. Nga këtu çdo i interesuar mund të shkarkojë produkte office siç është edhe setup për outlook.
Çdo staf akademik nga adresa e tij personale mund të aksesoj dhe të përdorë programet që ofron Microsoft. Një nga këto programe është edhe Microsoft Teams.
Shpërnda lajmin: