Hapen aplikimet për ciklin e dytë të studimeve Master, për vitin akademik 2017-2018, në datat 4-10 tetor

Njoftohen studentët që në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, do të fillojnë aplikimet në datat 4-10 tetor 2017, për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve me kohë të plotë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” për vitin akademik 2017-2018.

Kalendari i veprimeve do të jetë si më poshtë:
· Aplikimet: 04.10.2017 – 10.10.2017
· Shpallja e fituesve: 13.10.2017
· Ankimimet: 13.10.2017, 14.10.2017, 16.10.2017
· Regjistrimi i fituesve: 17.10.2017 – 20.10.2017
· Veprimet e mësipërme do të kryhen brenda orarit zyrtar të punës.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a. Diplome, ose fotokopje të saj të njesuar me origjinalin, të ciklit të pare te studimeve të perfunduar ne Republiken e Shqiperise. Diplomes se ciklit të pare të studimeve të perfunduar jashte vendit, te shoqeruar me fotokopje te diplomes të njesuar me origjinalin, ose, ne mungese të saj, te një dokumenti tjeter zyrtar mbi bazen e të cilit eshte kryer njesimi ne Republiken e Shqiperise te leshuar ne vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkates.
b. Diplomen e Matures Shteterore së bashku me certifikaten e notave ose fotokopje të tyre te njesuar me origjinalin, e konfirmuar nga njesia perkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara hyrjes ne fuqi te vendimit nr. 876, date 3.11.2010 te Keshillit te Ministrave “Per disa ndryshime ne Vendimin nr. 78, date 8.2.2006 të Keshillit të Ministrave “Per krijimin e Matures Shteterore dhe pranimet ne shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Deftesen e Pjekurise (origjinal ose ne rast fotokopjeje te saj, të njesuar me origjinalin, te konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore DAR/ZA).
Ne qofte se kandidatet nuk posedojne deftesë pjekurie të shkolles së mesme, duhet të paraqesin dublikate të defteses së pjekurisë, të leshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka perfunduar shkollen dhe te konfirmuar nga njesia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e leshuar nga Arkivi i Shtetit se bashku me listen e notave;
c. Formulari i aplikimit (sipas formatit te Shtojces nr. 8, bashkelidhur ketij Udhezimi);
d. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (karte identiteti, letërnjoftim ose pasaporte);
e. Dy fotografi personale.

Për më shumë informacion klikoni udhëzimin e Mininistrisë së Arsimit dhe Sportit për disa shtesa dhe ndryshime në udhezimin nr.15, date 19.05.2017 “Per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit ne programet e ciklit te pare te studimeve, ne programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ne vitin akademik 2017-2018”

Shpërnda lajmin: