Hapen aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë Master profesional dhe Master i shkencave


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë çel më 11 shtator 2024 aplikimet në Programet e studimit të ciklit të dytë Master Profesional dhe Master i Shkencave. Tradita shumëvjeçare e fakultetit tonë ofron siguri punësimi dhe përzgjedhje mes më të mirëve; cilësi të lartë dhe kompetencë profesionale e shkencore;  larmi programesh bashkëkohore dhe një profesorat nga më të mirët në hapësirën mbarëkombëtare e më gjerë.

Programet e ofruara nga FHF  janë:

Master i shkencave në:

  • Arkeologji
  • Trashëgimi kulturore
  • Gjeografi
  • Gjuhësi e sotme
  • Gjuhësi historike
  • Histori
  • Marrëdhënie ndërkombëtare
  • Teori dhe kritikë letrare
  • Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar
  • Studime letrare shqipe dhe antropologji kulturore
  • Marrëdhënie me publikun
  • Gazetari europiane dhe ndërkombëtare
  • Komunikimin ndërkulturor
  • Marketing mediatik
  • Drejtimi dhe menaxhimi i mediave

Master profesional në:

  • Mësuesi në gjeografi për arsimin e mesëm
  • Sistemet e informacionit gjeografik të aplikuar
  • Guidë turistike
  • Mësuesi në histori për arsimin e mesëm
  • Arkivistikë
  • Mësuesi në gjuhë-letërsi për arsimin e mesëm
  • Redaktori
  • Gazetari investigative

Në programet master, krahas studentëve të FHF-së  mund të aplikojnë edhe studentë që kanë kryer studimet bachelor në degë të njejta ose të afërta nga fakultetet e tjera brenda Universitetit të Tiranës, si dhe në universitetet e tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.

Për kuotat për secilin program, jeni të lutur të klikoni Vendimin e Senatit Akademik Nr.07, datë  13.03.2024.

Bazuar në Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023  “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që:

– Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licensuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose

– Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA, të përcaktuar udhëzimin e lartpërmendur.

Kandidati paraqitet në Sekretarinë Mësimore Master personalisht, ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. a) Fotokopjen e diplomës, si dhe listën e notave të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  2. b) deklaratën (sipas shtojcës nr.1, në Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023) kliko këtu;
  3. c) Formularin e aplikimit (sipas formatit të shtojcës nr. 2 Udhëzimi nr.12, datë 30.06.2023) kliko këtu;
  4. d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  5. e) Dy fotografi personale.

Aplikimet do të jenë të hapura  deri më dt. 04 tetor 2024

Orari i aplikimeve : 10:00 – 15:00

Shpallja e aplikantëve fitues :  18 tetor 2024

Ankimimi, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së fituesve

Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:

  1. Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri. Shtetasit e huaj që aplikojnë, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.
  2. Curriculum Vitae
  3. Deklaratë sipas shtojcës nr. 3 Udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023.

Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:

  1. Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuara duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
  2. Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
  3. Kandidati nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.
  4. Deklaratën sipas shtojcës nr. 3 Udhëzimi nr.12, datë 30.06.2023.

Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimesh apo transferim studimesh Udhëzimi nr.12, datë 30.06.2023 

 Kriteret e pranimit për vitin akademik  2024-2025 klikoni këtu…


Kriteret e përzgjedhjes së fituesve në “Master Profesional Mësuesi”

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Profesional Mësuesi” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2024-2025 do të jenë si vijon

Kanë përparësi:

  1. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare në regjistrimin në ciklin e parë të studimit sipas akteve ligjore në fuqi
  2. Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve publike të akredituara.
  3. Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta,  të akredituara.
  • Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesve në “Master i Shkencave”

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2024-2025 do të jenë si më poshtë vijon:

Kanë përparësi:

  1. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
  2. Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve publike të akredituara.
  3. Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta, të akredituara.
  • Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklin të dytë të studimeve “Master Profesional” në “Gazetari Investigative”  në Fakultetitn e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2024-2025 do
të jenë si më poshtë vijon:

 Kanë përparësi:

  1. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Gazetari, Komunikim, Marrëdhënie Publike, ose të ngjashëm me këtë program.
  2. Në rast se numri i aplikimeve e kalon kuotën e parashikuar të pranimeve nga njësia bazë (departamenti), kandidatët do të seleksionohen sipas:
  3. Nivelit të përshtatshmërisë së diplomës Bachelor në studimet në programin “Master Profesional në: Gazetari Investigative”
  4. Notës mesatare të grup lëndëve të specialitetit, që do të përcaktohen nga komiteti shkencor
    (mesatarja 5= 1 pikë, 5.1= 2 pikë…10=50 pikë) Nota mesatare e përgjithshme (mesatarja 5= 1 pikë, 5.1= 2 pikë…10=50 pikë)
  • Renditja e fituesve behet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar pikat a, b.

Kriteret e pranimit  për studentët në ciklit të dytë të studimeve “Master i shkencave”

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT, për vitin akademik 2024-2025 do të jenë si vijon:

  • Të kenë mbrojtur një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas udhëzimit nr 10, dt 16.06.2023, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kanë përparësi:

  1. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
  2. Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve publike të akredituara.
  3. Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të përafërta të Universitetit të Tiranës.
  4. Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe me lëndë të njëjta ose të përafërta.
  5. Studentë që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta apo të përafërta në universitete private të akredituara.
  • Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare

Shpërnda lajmin: