Galeria e fotove 2019


<< Viti 2016 Viti 2017 << Viti 2018 <<

Studentët diskutojnë mbi procesin e integrimit evropian
Studentët diskutojnë mbi procesin e integrimit evropian

Në datën 09.12.2019, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u bë prezantimi i projektit studentor “Media dhe Integrimi Evropian”.
Ky projekt është realizuar nga një grup studentësh të Departmanetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në UT, të cilët janë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të ABC Tirana Club.

Projekti kishte tre produkte kryesore:

-realizimin e një SONDAZHI me 500 studentë, nga pesë degët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, për vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë;

-ndërtimin e një EKSPOZITE PAMORE, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë;

-organizimin e një FORUMI studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese.

“ABC Tirana Club është një grupim proevropianist dhe synimi për veprimtari të tilla është që të mbahet ndezuar monitorimi dhe vlerësimi i procesit të integrimit evropian në rradhët e të rinjve shqiptarë” – u shpreh Johan Muka, njëri prej organizatorëve. “Duke e konsideruar këtë si një përpjekje konkrete në fluksin e madh të kontributit që bëjnë institucionet publike, shoqëria civile, grupime dhe individë, por dhe nga faktorë e aktorë ndërkombëtarë, qeveri, organizata, struktura lobuese etj”, tha ai.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, prof. Mark Marku ka bërë vlerësime për projektin e studentëve të tij.
“Ky debat na ndihmon që të kuptojmë më mirë procesin e integrimit evropian, që publiku dhe sidomos studentët të mos i marrin njohuritë përcipatzi, por të bëhen të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që anëtarësimi i vendit në BE. Vetëm me gjykim kritik qytetarët përballojnë sfidat, qofshin ato positive apo ato negative që shoqërojnë procesin” –tha prof. Marku.
Në mjediset ku u zhvillua Forumi Studentor ishte ndërtuar një ekspozitë pamore me mbulimin mediatik të tre momenteve kryesore të integrimit evropian: vendimi i Brukselit për liberalizimin e vizave për zonën Schengen të BE-së në vitin 2010; në kohën e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në vitin 2014; si dhe zhvillimeve në fund të tetorit 2019, kur Këshilli Evropian nuk arriti të marrë një vendim mbi hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut fqinje.
Projekti u mbështet nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe nga Qendra studentore ABC Tirana Club.

Disa nga gjetjet e sondazhit
-Bazuar në të dhënat e sondazhit, pyetjes se, “Sa dëshironi që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së?”, 66% e studentëve iu përgjigjën “shumë”. Pjesa tjetër pohoi: “disi” 18%; “pak” 9%; “aspak” 2% dhe 5% nuk preferuan të përgjigjen.
-Studentët u treguan dyshues se brenda vitit 2020 do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në. 40% e tyre thanë se kishte pak shpresa për një gjë të tillë, 8% nuk kishin fare besim, kurse 13% ishin të lëkundur, ndërkohë që 5% nuk u përgjigjën fare.
-Gjermania për studentët shikohet si partneri më i ngushtë që duhet të ketë Shqipëria. 33% e tyre kishte këtë preferencë për pyetjen: “Me cilin vend anëtar të BE-së Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta?”. Më pas ishin Italia dhe Greqia, dy vende fqinje, me përkatësisht 7% dhe 3% dhe Franca po me 3%.
-Për pengesat dhe ngadalësimin e procesit të integrimit, shumica e studentëve, ose 43% e tyre pranuan si shkak kryesor “Performancën e papërshtatshme politike”. Më pas renditeshin “Niveli i lartë i korrupsionit” me 32%; “Niveli i lartë i krimit të organizuar” dhe “Performanca e papërshtatshme e administratës publike” me kuotë të barabartë përgjigjesh, 12%.
-Një pyetje tjetër në sondazhin me studentët e Fakuktetit të Histori dhe Filologjisë ishte se, “Cili është problemi më shqetësues në vendin tonë?”. 25%, zgjodhën “varfëria”, më pas renditeshin “keqfunksionimi i shtetit ligjor” me 23%, “korrupsioni” 19%, “papunësia” 18%, “krimi i organizuar” 7% dhe “krimi ordiner” 4%.
-Në lidhje me pritmëritë që studentët kanë për zbatimin e procesit të Vetting-ut, ra në sy numri i lartë i studentëve me përgjigjen “nuk e di”, 26%. Më optimistët ishin 31%, ndërkohë ata që kishin pritmëri të ulët ishin 27%.
-Gjatë forumit studentor diskutimet e pjesmarrësve u fokusuan jo vetëm në gjetjet e sondazhit dhe problematikat e procesit të integrimit, por dhe në rolin dhe kontributin e medias në fazat kryesore të tij.

Nga ligjërata e Prof. Tomorr Plangaricës
Nga ligjërata e Prof. Tomorr Plangaricës

30 Tetor 2019 - Nga ligjërata e Prof. Tomorr Plangaricës, i Ftuar Nderi për filimvitin akademik 2019-2020, me studentët e Masterit Profesional të Mësuesisë. “Letërsia dhe gjuhësia” përmes analizës dhe interpretimit të poezisë antologjike të Ismail Kadaresë “Kristal”, u prit me shumë interes e ngjalli pyetje e diskutime me studentët.
Falënderime dhe mirënjohje për ju, Profesor!

Studentët e FHF vetëpërfaqësohen në konkurs ndërkombëtar projektesh të punësimit të gjelbër
Studentët e FHF vetëpërfaqësohen në konkurs ndërkombëtar projektesh të punësimit të gjelbër

Organizata Botërore e Frankofonisë organizoi në datat 3-5 tetor 2019 në Gjakovë edicionin e dytë të Forumit Ndërkombëtar “Rinia për Punësimin e Gjelbër” (FIJEV). Qëllimi i këtij forumi ishte promovimi i vendeve të gjelbërta të punës në dobi të të rinjve për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. Shumë të rinj aplikuan online me projektet e tyre mjedisore dhe vetëm një pjesë e tyre fituan të drejtën t’i paraqesin ato në takimin final përpara një komisioni ndërkombëtar ekspertësh. Në përfundim, më shumë se 50 drejtues të rinj të projekteve nga Armenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania dhe Serbia punuan me njeri-tjetrin në Gjakovë për të përmirësuar idetë e tyre të gjatë 3 ditëve radhazi. Shkëmbimet e ideve dhe përvojave, trajnimet, aftësimet, debatet ishin në axhendë gjatë këtij takimi. Mes të rinjve finalistë të aktivitetit ishin edhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, dega Gjeografi, Fatjona Langa,Klisman Shegani dhe Klevis Turka. Studentët punuan në bashkëpunim me pedagogët frankofonë të këtij departamenti dhe projektet që ata paraqitën kishin lidhje me riciklimin  e mbetjeve plastike të rekuperuara nga pastrimi i plazheve sipas metodës DeFishGear dhe me riciklimin strukturor të letrës në Universitete. Projektet e tyre u vlerësuan si shumë të mira dhe që garantojnë vetëpunësim të gjelbër. 

Nga aktiviteti sportiv-argëtues me temë "Një ditë ndryshe në jetën studentore"
Nga aktiviteti sportiv-argëtues me temë "Një ditë ndryshe në jetën studentore"

Dekanati i Fakultetit të Historise dhe Filologjisë në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, në datë 12.06.2019 organizuan aktivitetin sportiv-argëtues me temë " Një ditë ndryshe në jetën studentore". Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 400 studentë të fakultetit dhe u organizuan dy veprimtari sportive.
- Kupa e volejbollit- djem-vajza;
- Kupa e minifutbollit- djem.
Në përfundim të këtyre dy sporteve vëndin e parë në volejboll u rendit Ekipi i Gjeografisë, ndërsa në minifutboll u rendit në vendin e parë ekipi i Historisë.
Mbas këtyre dy aktiviteteve u organizua edhe një party, ku gjithë studentët pjesëmarrës u argëtuan me valle, kërcim dhe këngë të ndryshme nga të gjithë trevat e Shqipërisë. Në përfundim të aktivitetit mendimi i të gjithë studentëve ishte ne kishim nevojë për një aktivitet të tillë dhe shprehën gadishmërinë për organizimin dhe në të ardhmen të aktiviteteve të tilla, që e bëjnë jetën e tyre më të pasur.

Back
Vizitë studimore e delegacionit gjerman në Departamentin e Historisë
83dac323-7773-4a3f-b82d-a6103fecf186 78368fe2-5716-4348-9958-412ce8a76d8f ae8336a7-4439-46d1-b5c9-04de37db0ecb
Back
Ligjëratë me studentët e Gjuhë Letërsisë e Z. Blendi Fevziu, me temë “Diskursi publik dje (në komunizëm) dhe sot (pas komunizmit)”
b038a5ca-6503-43b3-bb99-de73a498e078 4e167e3b-c3f4-4cd9-a2d0-56d2f6c69bdf a5dc5276-07ef-4b19-9c54-bb5bbb84359f dff83a45-559b-4d51-9568-bfea7fdeb46b 7f3dc1e3-d504-419a-80de-766eef16df37 f29cfb3f-709e-4fb8-9eb0-7b04200f6313 6b06d07a-b320-401c-b910-37175790f980 bf023358-0776-4a12-973b-fb510e82f4b7
Back
Departamenti i Gjeografisë - Ekspeditë njohëse studimore rajonale dhe leksione të fokusuara në njohuritë për Shqipërinë
DIQQ3665 KXHX9529 RKIT3989 (1) VLLP4671 VDZA7333
Dita botërore e librit dhe e së drejtës së autorit - 2019
Dita botërore e librit dhe e së drejtës së autorit - 2019

Më 23 prill, në Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, në ditën simbol fjalës artistike, Departamenti i Letërsisë, i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, në përputhje me aktivitetet që zhvillon UNESCO-ja, organizoi një cikël veprimtarish kremtuese e promovuese. Seanca e parë e aktiviteteve u hap me fjalët përshëndetëse të përgjegjëses së Departamentit të Letërsisë, prof.as.dr. Lili Sula, dekanit të Fakultetit prof.dr. Sabri Laçi, Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, si dhe kryetarit të Shoqatës së Botuesve Z. Petrit Ymeri.

Në fjalën  përshëndetëse, znj. Margariti  vlerësoi veprimtaritë e Ditës së Librit, të organizuara nga Departamenti i Letërsisë, si dhe shprehu mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për bashkëpunime të afërta.

Si shprehje e dashurisë për letërsinë, e kënaqësisë së leximit, dhe e mirënjohjes së pamatë për rolin e paçmueshëm që luan libri në transmetimin e trashëgimisë sonë kulturore, u promovuan botimet më të fundit të stafit akademik të departamenteve përkatëse të fakultetit, nga aktet e konferencave shkencore te monografitë individuale, librat e tyre artistikë etj. 
Dy tryeza të rrumbullakëta mbi përkthimin e letërsisë së huaj, sollën në auditorët tonë mjeshtrin e shqipërimeve të letërsisë franceze prof. Edmond Tupen dhe fituesen e çmimit të vitit, për veprën më të mirë të përkthyer, znj. Aida Baro.
Studentët e Klubit të dramës, si një tjetër shprehje e afinitetit për letërsinë dhe artet, në nder të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh, Anton Santori, erdhën me performancën dramatike të veprës së tij, Emira.

Festivali i krijimit letrar bashkoi shpirtin krijues të talenteve të reja në një komunikim artistik, si dëshmi dhe përvojë e kreativitetit të studentëve të Degës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe.

Studentët tanë së bashku me anëtarë të Klubit të Leximit, në pasditen e së martës, në mjediset e Bibliotekës “Hamit Beqja”, patën një bashkëbisedim me poeten dhe botuesen Rita Petro.


Kjo festë e  librit, u konceptua si një ditë e ngjeshur aktivitetesh që i kushton  vëmendje të posaçme studentëve, si aktorë kryesorë të saj, duke u krijuar atyre një tjetër hapësirë për të ripërtërirë në mënyrë të frytshme raportin me librin artistik dhe atë profesional. Me këtë synim,  gjatë kësaj dite, në mjediset e brendshme e të jashtme të fakultetit, u mbajt Panairi i librit, me pjesëmarrjen e afro 30 enteve botuese, duke u mundësuar atyre pasurimin e mëtejshëm të bibliotekave.

 

Studentët e Degës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe bashkë me pedagogët e Departamentit të Letërsisë, iu përkushtuan Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, nën moton e UNESCO-s për 2019, sipas së cilës: “Librat frymojnë njerëzimin si një familje e tërë, duke ruajtur të kaluarën e përbashkët, si një histori dhe trashëgimi e vetme, për të thurur fatin tonë të përgjithshëm, përmes të cilit të gjithë zërat dëgjohen në korin e madh të aspiratës njerëzore.”

Departamenti i Gjeografisë në Ditën Ndërkombëtare të Librit
Departamenti i Gjeografisë në Ditën Ndërkombëtare të Librit

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit në mjediset e sallës “Konrad Adenauer” të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gjeografisë promovoi 3 libra të botuar gjatë vitit 2018. Librat janë dy tekste mësimore për studentët e programit të studimit Master Profesional “GIS i aplikuar” me autorë përkatësisht Prof. Dr. Pal Nikolli dhe Prof.as.dr. Sonila Papathimiu, si edhe një punim doktorature i Dr. Orjana Hanxhari.

Këto botime vijnë si kontribute të rëndësishme në pasurimin e fondit didaktiko-shkencor të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Këto botime u vlerësuan shumë dhe u pritën me mjaft interes nga kolegët e Departamentit, por edhe më gjerë, si edhe nga studentët e nivelit Bachelor dhe Master. Departamenti i Gjeografisë i falenderon autorët për punën e tyre dhe u uron suksese të mëtejshme në punën e tyre didaktike dhe kërkimore.

Ekspeditë mësimore në Athinë
Ekspeditë mësimore në Athinë

Në datat 15-20 prill 2019, një grup studentësh dhe pedagogësh nga Departamentet e Historisë dhe të Arkeologjisë e Trashëgimisë Kulturore të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës zhvilluan ekspeditë mësimore në Universitetin Kombëtar Kapodistria të Athinës. Vizita u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit mes Fakultetit dhe Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë dhe u realizua me mbështet e ambasadores fuqiplotë, znj. Eleni Surani dhe kujdesin e z. Konstandinos Kyriou.

Promovimi i Fjalorit "Turqizmat e përbashkëta nĕ gjuhët e Ballkanit"
Promovimi i Fjalorit "Turqizmat e përbashkëta nĕ gjuhët e Ballkanit"

Më 27 shkurt 2019, në aulën Konrad Adenauer të  Fakultetit të Historisë e të Filologjisë u bë promovimi i Fjalorit "Ballkan Dillerindeki Ortak Türkizmalar Sözlüğü"/ "Turqizmat e përbashkëta nĕ gjuhët e Ballkanit" me autor, pedagogen e Departamentit të gjuhës shqipe, Prof.asoc. Lindita Xhanari. Të pranishëm në kë të aktivitet ishin Dekani i fakultetit Prof.dr. Sabri Laçi, zv. Ambasadori i Turqisë në Tiranë z. Hakan Cengiz, Kryetari i Türk Dil Kurumu nga Ankaraja Prof.dr. Gürer Gülsevin, editori i fjalorit nga Universiteti i Pamukkalesë Prof.dr. Turgut Tok, pedagogë, studiues dhe studentë. Ky fjalor, i shkruar në turqisht, pasi ka marrë vlerësimin pozitiv të gjykatësve shkencorë dhe aprovimin e senatit, është botuar në Turqi nga Universiteti i Pamukkalesë. Fjalori ka si objekt evidentimin e turqizmave të përbashkëta në 8 (tetë) gjuhë të Ballkanit: në shqip, rumanisht, bullgarisht, serbisht, greqisht, maqedonisht, boshnjakisht dhe kroatisht. Në fjalën e tyre Prof.dr. Shezai Rrokaj dhe Prof.dr Dhimitri Bello vunë theksin në vlerat e fjalorit dhe rëndësinë që ka ai për studime të mëtejshme. Akademikët nga Turqia u shprehën për vlerat e fjalorit në arealin ballkanik, si dhe për nevojën e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët shkencor. Gjithashtu Kryetari i Türk Dil Kurumu Prof.dr. Gürer Gülsevin dhe përfaqësuesi i Universitetit të Pamukkalesë Prof.dr. Turgut Tok u pritën nga Dekani i fakultetit Prof.dr. Sabri Laçi. Gjatë takimit u bisedua mbi mundësinë e organizimit të projekteve të përbashkëta afatshkurtër e afatgjatë për fushat e studimit që mbulojnë departamentet e fakultetit tonë.

 

Shpërnda lajmin: