Forumi “Humanities 3”

Forumi ‘Humanities’ i Fakultetit Histori-Filologji zhvilloi takimin e tretë. Mes studentesh dhe pedagogësh u diskutua me të ftuarin Z. Artan Shabani, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, disa çështje të lidhura me rolin e artit figurativ në shoqërinë tonë dhe mënyrën sesi Galeria Kombëtare e Arteve sheh të përfshijë në aktivitetet e saj shoqërinë dhe të rinjtë në tërësi. Studentët sollën në vëmendjen e Z. Shabani mundësinë për promovimin e artit në zonat rurale dhe gjithashtu problemet financiare që përballon sot kjo fushë. Me interes ishte edhe diskutimi i Z. Shabani mbi organizimin e Galerisë Kombëtare së Arteve, mbi formën, përmbajtjen dhe konceptin e gjendjes së saj aktuale.

Shpërnda lajmin: