Festivali i krijimit letrar


Departamenti i Letërsisë, në Ditën Botërore të Librit, më 23 prill 2018, organizon Festivalin i Krijimit Letrar, një pasdite artistike gjatë së cilës studentët e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe do të interpretojnë krijimet e tyre.

Njoftojmë studentët e ciklit të studimeve Bachelor, Master profesional, Master shkencor të dorëzojnë vetëm një krijim letrar pranë laborantes së Departamentit të Letërsisë, znj. Bibika Zhilla, deri më datën 19. 04. 2018, ora 12:00.

Mirëpresim krijime në dy zhanre: poezi – jo më shumë se dy faqe dhe prozë – jo më shumë se 2 faqe, të cilat duhet të dorëzohen pa emrin e studentit/studentes, por vetëm me titullin përkatës.

Faleminderit!

Shpërnda lajmin: