Departamenti i Gjeografisë kërkon personel akademik të kategorisë “Asistent – Lektor”

1.      Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • Të kenë diplomë “Master i Shkencave” ose diploma të barasvlefshme me të në degën “Gjeografi”;

Të kenë:

  • notë mesatare mbi 9 (nëntë) në rastin e Diplomës së Integruar të Nivelit të Dytë;
  • notë mesatare mbi 9 (nëntë) për çdo cikël studimi në veçanti, në rastet e studimeve të ciklit 3+2;
  • Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo në vende të tjera;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna (sipas nenit 67, pika 2/e, të Statutit të UT).

2.      Kandidatët konkurrentë preferohen të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  • Të kenë diplomë “Bachelor” dhe “Master i Shkencave” ose diploma të barasvlefshme, të marra në Universitetin e Tiranës apo në Universitete të vendeve perëndimore.
  • Të kenë përfunduar studimet në Ciklin e Parë dhe të Dytë si ekselentë.
Shpërnda lajmin: